/2L ONLINE/ – Autoritetet policore të Gjilanit kanë bërë të ditur se në fshatin Nasal të Gjilanit, një qytetar është vetëplagosur me armë zjarri. Fatmirësisht ai ka marrë lëndime të lehta në dorië dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar në shtëpi për shërim të mëtutjeshëm.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se, Polica e Kosovës ka pranuar një informatë se një person i lënduar është sjellë në Qendrën emergjente në Gjilan dhe se nga hetimet e para mësohet se i dyshuari B. U.(1972), shqiptar shtetas i Kosovës, në oborrin e shtëpisë së tij me pistoletë kishte shkrepur në ajër gjashtë (6) copë fishek ndërsa fishekun e shtatë (7) aksidentalisht i kishte shkrepur në dorën e tij të majtë, duke i shkaktu fatëmirësishtë lëndime të lehta.
“Familjarët e kishin sjellë në Qendrën Emergjente në Gjilan ku pas dhënies së ndihmë së parë është liruar për shërim në shtëpi. Policia e Kosovës njësitet Patrolluese kanë dalë në vendin e ngjarjes se bashku me njësitin e Hetimeve dhe forenzikën e stacionit policor të Gjilanit, me këtë rast kanë konfiskuar Pistoletën prodhim jugosllav, cal 9 mm, me një karikator të zbrazur si dhe shtatë (7) copë gëzhoja cal.9 mm”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit është liruar në procedurë të rregullt. Lënda procedohet në Prokurorin Themelore departamenti i krimeve të Rënda, Gjilan. /2L ONLINE
/fotoilustruese/