/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës, Njësitet Reaguese nga Stacioni Policor i Gjilanit kanë pranuar një informatë për një incident që ka ndodhur në Gjilan, në rrugën “Mulla Idrizi”, n ku pas hetimeve të para në vendin e ngjarjes, është mësuar se pas një mosmarrëveshje në mes dy të dyshuarve, dhe dy viktimave, që të gjithë shqiptarë, shtetas të Kosovës, ka ardhur deri tek përleshja ne mes tyre.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka. Bërë të ditur se i dyshuari M. A. dhe i dyshuari tjetër, besohet i afërt me të dyshuarin e parë, kanë dalë nga vetura dhe i kanë goditur viktimat me mjete të forta duke i u shkaktuar lëndime të rënda trupore, për ç’arsye ata edhe kanë kërkuar ndihmën e mjekut.
“Dy viktimave ju është ofruar ndihma mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe janë liruar në shtëpi. Lidhur me rastin është informuar Prokurori i shtetit, dhe me urdhër të tij rasti është klasifikuar “Lëndim i rëndë trupor”, i dyshuari i parë M. A. është ndaluar në qendrën e ndalimit në Gjilan për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit dytë “Kallëzim penal” procedohet në Gjykatë në procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/
fotoilustruese