DYLON

Gjilan: Për tejkalim shpejtësie gjobitet dhe i konfiskohet leja

Gjilan: Për tejkalim shpejtësie gjobitet dhe i konfiskohet leja
Avatar photo Redaksia

 Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan me datën 16.08.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e një (101) km/h.

EkoHigjiena

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri pike negative.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftmi ne policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.