DYLON

Gjilan: Një muaj paraburgim të pandehurit, dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunimi”

Gjilan: Një muaj paraburgim të pandehurit, dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunimi”
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit Sh. U.. 

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në mesin e muajit shtator të vitit 2021, ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën e moshës 13 vjeçare. 

EkoHigjiena

Me këto veprime, i pandehuri Sh. U. dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, aplikimi i masave tjera alternative në këtë fazë të procedurës do të ishin të pamjaftueshme. 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.