DYLON

Gjilan: Nis asfaltimi I rrugës 2.2 kilometërshe

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Pos realizimit të projekteve në rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit, Komuna e Gjilanit po vazhdon realizimin e projekteve edhe në ndërtimin e rrugëve.

Kësisoj, Komuna e Gjilanit ka nisur sot asfaltimin e rrugës 2.2 kilometërshe që e lidhë Gjilanin me Kamenicën dhe Bujanocin, e që kalon kah fshati Përlepnicë.

EkoHigjiena

Me cilësinë e punimeve të kësaj rruge është ndarë I kënaqur kryetari Lutfi Haziri, i cili i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu, ka vizituar këtë project të cilin e vlerësoi jashtëzakonisht të rëndësishëm.

“Jemi në realizmin e rrugës që e lidhë Komunën e Gjilanit me Komunën e Kamenicës përmes Ropotovës dhe Bujanocin, po ashtu. Është një projekt jashtëzakonisht i madh, jo vetëm për Komunën tonë, por edhe për komunat fqinje me investim qind për qind i buxhetit të Komunës së Gjilanit”, tha Haziri, duke shtuar se Komuna është në vlug të punimeve në realizimin e katërshes infrastrukturore në qytet dhe fshatra.

“Jemi në vlugun e realizimit të punimeve, jo vetëm në këtë zonë, por edhe në qytet dhe fshatra, Zhegër, Bresalc e fshatra të tjerë. Me ndërtimin e rrugëve, krahas ndërtimit të ujësjellësit dhe kanalizimeve si infrastrukturë bazike, këtë vit po e përmbyllim fazën e fundit të projektit më të madh të infrastrukturës që ka pasur Komuna e Gjilanit”, u shpreh tutje Haziri.

Ai theksoi se përderisa më herët Gjilani ka qenë i përjashtuar nga investimet e qeverisë, tash situata është krejt ndryshe.

“Gjilani ka qenë i përjashtuar nga investimet në vitet e kaluara, ndërkaq tash duke u kombinuar investimet e Komunës sonë me qeverinë dhe donatorët siç është qeveria zvicerane, gjermane etj., realisht ne po i përmbushim kërkesat elementare. Jam shumë i kënaqur me realizimin e këtyre objektivave”, ka përfunduar Haziri. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.