DYLON

Gjilan: Nesër ora e parë mësimore do të jetë orë përkushtuese për UÇK-në

Gjilan: Nesër ora e parë mësimore do të jetë orë përkushtuese për UÇK-në
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, Jeton Rexhepi, ka bërë me dije se nesër ora e parë mësimore të jetë orë përkushtuese për UÇK, lavdinë dhe rëndësinë e saj për të gjithë shqiptarët.

Ja deklarata e tij e plotë:

EkoHigjiena

Të nderuar drejtues të shkollave!

Të nderuar mësimdhënës!

Nesër, më 16.09.2026 pritet të jepet vendimi nga Gjykata Speciale në Hagë për krerët e UÇK, dhe të gjithë ne besojmë në aktgjykim lirues; besojmë se drejtësia do të triumfojë dhe krerët e U Ç K do të kthehen në atdheun e tyre.

Ne, të gjithë kemi besuar në luftën e drejtë të UÇK, në pastërtinë e saj dhe heroizmin e saj. Ne kemi besuar në lirinë, drejtësinë e demokracinë, vlera këto europerëndimore, prandaj presim e besojmë në aktvendim lirues nesër; presim e besojmë drejtësinë, duke refuzuar padrejtësinë dhe barazimin e viktimës me agresorin.

UÇK ishte vlera më e madhe, më e shenjtë që lindi nga populli ynë, prandaj, të nderuar drejtor shkollash e mësimdhënës, kërkojmë që nesër ora e parë mësimore të jetë orë përkushtuese për UÇK, lavdinë dhe rëndësinë e saj për të gjithë shqiptarët.

Me nderime;
Jeton Rexhepi, drejtor në DKA – Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.