DYLON

Gjilan: Në varrezat e qytetit gjendet pa shenja jete një zyrtare policore

Gjilan: Në varrezat e qytetit gjendet pa shenja jete një zyrtare policore
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se policia ka marr informacionin se në varrezat e qytetit në Gjilan gjendet një persona pa shenje jete, me këtë rast njësitet policore menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe edhe mjeku kujdestar që e  ka konstatuar vdekjen e personit, të gjinisë femërore.

Zëdhënësi Hashani ka thënë se për momentin nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë.

EkoHigjiena

Ai tha se po presin që hetimet  të tregojnë saktë kush është personi, por edhe të dihen detaje tjera rreth këtij rasti të rëndë.

Hashani ka konfirmuar se personi që është gjetur pa shenja jete është zyrtare policore, por për detaje tjera janë në pritje të raportit të hetuesve policor dhe prokurorit të shtetit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.