DYLON

Gjilan: Në dy raste të ndara, trajtohen nga policia rastet e armëmbajtjes pa leje

Gjilan: Në dy raste të ndara, trajtohen nga policia rastet e armëmbajtjes pa leje
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në dy raste të ndryshme në Gjilan, polica është marr me raste të armëmbajtës pa leje.

Në rastin e parë, policia ka shoqëruar një të dyshuar pasi në një lokal kishte ekspozuar një pistoletë, e cila iu është konfiskuar.

EkoHigjiena

Në rastin tjetër, në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë automatike dy karikatorë me 64 fishekë 7.62 mm.

Rasti i parë shkon në procedurë të rregullt hetimore. Ndërsa, në rastin e dytë, i dyshuari ndalet në mbajtje.

Raporti i policisë

ARMËBAJTJE PA LEJE

·         Gjilan 31.07.2023-03:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në një lokal kishte ekspozuar një pistoletë. Pistoleta  është konfiskuar. Pas intervistimit  me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt hetimore.

·         Gjilan 31.07.2023.08:30. Është arrestuar një mashkull kosovar pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike dy karikatorë ,64 (gjashtëdhjetë e katër) fishekë 7.62 mm. Pas intervistimit i dyshuari me konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.