DYLON

Gjilan: Mbahet mbledhja e KKSB-së për të adresuar situatën e sigurisë pas ngjarjeve të fundit tragjike

Gjilan: Mbahet mbledhja e KKSB-së për të adresuar situatën e sigurisë pas ngjarjeve të fundit tragjike
Redaksia

“Sot kemi mbajtur mbledhjen urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të adresuar situatën e sigurisë pas ngjarjeve të fundit tragjike.  Në këtë takim, ku mori pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, u njoftuam nga afër me detajet e rasteve përmes drejtorit rajonal dhe komandantit të stacionit të policisë”, ka thënë Alban hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Ai bëri me dije se gjatë mbledhjes kërkoi zyrtarisht rritjen e kontrolleve policore për armëmbajtje pa leje dhe shtimin e prezencës së policisë në shkolla për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë.

EkoHigjiena

“Si institucione komunale kemi ofruar bashkëpunim të plotë e të pakursyer me organet e rendit, ndërsa secili përfaqësues institucional mori për obligim një angazhim të shtuar për të parandaluar ngjarje të tilla në komunën tonë”, ka thënë i pari i Gjilanit.

Kryetari Hyseni tha se mbrojtja e jetës së qytetarëve tanë mbetet prioriteti kryesor dhe do të punojnë me vendosmëri për të garantuar qetësinë dhe rendin publik në çdo pjesë të Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.