DYLON

Gjilan: Manifestojmë për Republikën, kundër copëtimit të shtetit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare në Gjilan i kanë bërë të gjitha përgatitjet ashtu që manifestimi i datës 12 dhjetor të jetë masiv dhe dinjitoz. Qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës vazhdimisht i kanë kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme për Republikën e Kosovës. Kjo pjesë e Kosovës, është prekur më së shumti nga decentralizimi etnik, për të cilin na thoshin se është kompromisi i dhimbshëm i fundit, e që doli të jetë vecc kaparja për “Zajednicën”. Po ashtu, banorët e kësaj pjesë i kanë parë për së afërmi gabimet e Qeverisë së Kosovës në demarkacionin me Maqedoninë. Prandaj, qytetarët e Anamoravës nuk do të lejojnë që të shumfishohen këto dëme, as përmes “Zajednicës”, e as përmes demarkacionit me Malin e Zi, thuhet në një komunikatë të Opozitës së bashkuar në Gjilan.

Marrëveshjet e 25 gushtit me Serbinë, dhe marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, duhet të tërhiqen menjëherë. Nëse Qeveria e Kosovës nuk guxon ta bëj një gjë të tillë, atëherë le t’i hedhë marrëveshjet në referendum, dhe le të vendosë populli i Kosovës për to. Nëse Qeveria nuk guxon as të organizojë referendum, atëherë duhet që vendi menjëherë të shkojë në zgjedhje.

EkoHigjiena

Të shtunën, më 12 dhjetor 2015, në orën 13:00, iu bëjmë thirrje qytetarëve që në sheshin para Teatrit të Qytetit në Gjilan të manifestojmë kundër “Zajednicës”, të manifestojmë kundër demarkacionit me Malin e Zi, të manifestojmë për Republikën. Do ta shprehim masivisht, vullnetin e qytetarëve të Anamoravës për një shtet sovran e funksional.

Opozita e bashkuar – Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.