Gjilan: Ligjëratë vetëdijesuese me nxënës
Policia e Kosovës, Njësia Sektoriale, së bashku me njësitin e Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan, me datën 09.02.2026 kanë realizuar ligjëratë me temën “Siguria në internet” në një shkollë fillore në qytetin e Gjilanit.
Në këtë ligjëratë kanë marrë pjesë mbi 200 nxënës të klasave gjashtë dhe nëntë, ku janë trajtuar çështje që lidhen me sigurinë në internet, keqpërdorimet, ngacmimet, shantazhet online, si dhe mënyrat e parandalimit të këtyre dukurive. Po ashtu, nxënësit janë informuar për veprimet që duhet ndërmarrë në raste të tilla dhe për masat ligjore përkatëse.
Gjithashtu, këto njësite kanë mbajtur ligjëratë edhe në një shkollë fillore në fshatin Përlepnicë, me temën “Dukuri negative në shoqëri dhe drogat”, ku kanë marrë pjesë nxënësit e klasave të shtata dhe të teta të kësaj shkolle.
Personeli arsimor dhe nxënësit e këtyre shkollave kanë mirëpritur ligjëratën, duke vlerësuar se kanë qenë të dobishme dhe kanë ofruar njohuri të reja.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e aktiviteteve parandaluese dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet arsimore, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe vetëdijesimit të të rinjve. /2LONLINE/
