/2L ONLINE/ – Të dielën, Lëvizja Qytetare Vatra ka themeluar nëndegën e parë në Lagjen Dheu i Bardhë në Gjilan. Kuvendin e deklaroi të hapur anëtari i kryesisë së “Vatrës”, Enver Haziri, i cili fillimisht përshëndeti delegatët pjesëmarrës dhe mysafirët nga kryesia e Lëvizjes Qytetare “Vatra” Gentiana Shabani- kryetare e Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Mefail Jonuzi, Kushtrim Kadriu, Sadik Demiri, Merita Ramadani, Bashkim Mehmeti.
Fjalë rasti mbajtën Kryetarja e Lëvizjes “Vatra” Gentiana Shabani, Enver Haziri e Kushtrim Kadriu , të cilët i informuan delegatët për historikun e “Vatrës” dhe për synimet e saja në të ardhmen.
Më pas u zgjodh kryesia e punës, për të vazhduar me propozimet për kryetar të degës, me ç’rast doli propozimi nga të pranishmit për kryetar, propozimi për Blerton Zahiri, propozim ky i cili nga 41 delegatë prezent u votua unanimisht dhe poashtu edhe për kryesinë e nëndegës së Lëvizjes “Vatra”.
Në fund kryetari i sopazgjedhur mbajti një fjalë rasti meqë rast falënderoi të gjithë të pranishmit dhe shpalosi platformën e tij të veprimit në mandatin katër vjeçar në krye të nëndegës së “Vatrës” në Dheun e Bardhë.
Përndryshe, u tha se Lëvizja Qytetare Vatra, ditët në vazhdim do të themeloj nëndegët e reja në tërë komunën e Gjilanit. /2L ONLINE/