/2L ONLINE/ – Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, sot me një solemnitet të veçant ka shënuar 26 vjetorin e themelimit të degës. Duket se kur bëhet fjalë për LDK-në, në Gjilan gjithçka vishet me petkun festiv dhe e vogël dukej salla për ti zënë ushtrinë e Ibrahim Rugovës, në qytetin që udhëhiqet nga Kryetari i degës dhe njëherit Kryetar i Komunës z. Lutfi Haziri. Me intonimin e himneve nga kori i qytetit dhe pjesmarrjen e shumicës nga themeluesit si dhe përsonalitete nga jeta institucionale dhe aderim të qindra anëtarëve të rinjë u shënua përvjetori i 26 i themelimit të degës.
Ndërsa Kryetari i degës, njëherit Kryetar i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri ka theksuar, në mars është në kalendar Muaji i Mësuesit, Muaji i Gruas dhe Muaji i Jasharajve, por 26 vite më herët, u shënua edhe Muaji i themelimit të Këshillit Inicues të LDK-së në Gjilan, Forumit të Rinisë dhe Forumit të Gruas. Ky është muaj i kryengritjes së gjilanasve, por edhe studentëve të UP-së. Pata nderin që sot të hap manifestimin solemn të 26-vjetorit të themelimit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, në prezencën e një numri rekord të pjesëmarrëve, duke prezantuar edhe aderimin e mbi 200 grave dhe të rinjve e të rejave në LDK, njofton LDK-ja e Gjilanit.
26 vjet punë, sakrificë, angazhim, ecje, luftë, përpjekje e rezistencë për Liri, Pavarësië dhe Demokraci. 26 vjet që tash duhet të pjesëtohen me kohën që e kemi kaluar edhe në robëri, edhe në kohën pas clirimit dhe në kohën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Këto tri epoka të rënda të zhvillimit të LDK-së, të gjithë të tjerët, partitë politike, që kanë qenë dhe që kanë dalë, LDK-në e kanë parë në optikën e stajperit. Para okupimit, okupatori ka punuar për ta shkatërruar LDK-në sepse ka qenë lëvizje politike e të gjithë shqiptarëve të ish-Jugosllavisë. E kanë luftuar edhe ata që ideologjikisht nuk kanë mundur ta pranojnë një orientim properëndimor, nga një orientim i majt i lindjes me një doktrinë marksiste-leniniste. E kanë luftuar për ta zhdukur dhe kur kanë menduar që LDK nuk është në funksion, atëherë LDK është transformuar në një rezistencë aktive, dhe pjesa kryesore e saj edhe në rezistencë ushtarake, duke qenë pran njerëzve, pran cdo familje dhe qytetari të Gjilanit, Republikës dhe kudo që kanë jetuar. Kur kanë besuar që LDK-së ia burgosën liderin e saj, dhe do t’ia vrasin, atëherë as s’mundën ta vrasin Kosovën e as liderin e saj. Ne u ringjallëm si feniksi. Ne iu rikthyem prap familjeve, qytetarëve dhe idealit, duke vazhduar punën. Ushtarët iu kthyen uniformës ata që e kishin profesion, e ata që nuk e kishin profesion, iu kthyen politikës. Njerëzit iu rikthyen fabrikave, shkollave, spitaleve etj., me shpresë e me besë, që sic thoshte presidenti Rugova, Kosovën ta ndërtojmë ashtu sic e kemi gjetur dhe ashtu sic e kemi dashur. Vazhduam përpjekjet tona në një administrim ndërkombëtar të egër, në ballafaqim me ‘batalione’, individ e grupe speciale që kanë vepruar. LDK u angazhua dhe bëri përpjekjet e saj të parreshtuara ta përballoj, jo vetëm administirmin ndërkombëtar, por edhe jetën politike të rënduar, armët e saj, dhunën politike, vrasjet politike. Ne iu kthyem prap familjeve dhe u riorganizuam për të fituar bindshëm mbështetjen qytetare. Ne dërguam mesazh në botë që në këtë vend ka demokraci, që e duam orientimin perëndimor dhe punojmë për këtë orientim deri në shpalljen e Pavarësisë. Edhe pas kësaj situate, post indepedente, në mungesë të presidentit historik, LDK prap ishte nën thjerrëzën dhe optikën e atyre që donin ta shihnin të shkatërruar. Ne prap e mbietuam, e tejkaluam dhe dëshmuam që ky vend nuk zhvillohet dhe nuk mund të ketë as zgjidhje e as zgjedhje pa LDK-në sepse ne jemi kërthiza e ndërtimit të shtetit, duke e kapitalizuar kërkesën e popollit për të qenë të lirë, të pavarur dhe sovran. Pas qëndrimit të rëndë për disa vite në opozitë në Gjilan, ne arritëm të rikthehemi me mbështetje qytetare në formë plebishitare. Sot, ne këtë ditë ia dedikojmë të gjithë atyre që kanë rezistuar, kanë punuar e sakrifikuar në këtë vend, qoftë ushtarë,veteran, familjar, mësues, mjek, inxhinier, gra e burra, apo kushdo që ka qenë pjesë e kësaj rezistence. Ju jeni suksesi i LDK-së në Gjilan. Juve iu atribuohet kjo madhështi e LDK-së në Gjilan. Mua, si njëri nga përfaqësuesit tuaj, më mbetet që të vazhdoj të punoj për cdo qytetar, lagje e fshat. Unë e di që për punë të kryer, faleminderit në nuk ka, por për punë të kryera duhet të punojmë bashkë dhe këtë do ta bëjmë. Ky qytet dhe kjo Anamoravë ka qenë e përjashtuar nga kujdesi i Prishtinës dhe qendrave tjera. Do ta rikthejmë vëmendjen e plotë, për të filluar investimet e mëdha publike për qytetarët dhe këtë do ta bëjmë këtë vit. I falënderoj sinqerisht të gjithë ata që në këtë rrugë të madhe nuk janë zbrapsur, por kanë vazhdur dhe e kanë përballuar cdo lloj sfide, dhune, vrasje…Ne për interes të shtetit, kemi ndërtuar partneritet me disa parti politike, por kjo nuk e nënkupton që LDK është e padijshhme dhe nuk e din se më kë është duke punuar. LDK po e forcon rolin e saj sepse nga 7 prilli do të fillojmë të punojmë që t’i fitojmë zgjedhjet vetë dhe ta udhëheqim këtë vend vetë. Në fund, më lejoni që t’i falëderoj ata që e determinojnë suksesin e cdo njeriu, e kjo është familja, ka përfunduar Kryetari Lutfi Haziri.
Ndërsa në emër të Kryetarit të LDK-së dhe njëherit Kryeminstrit Mustafa, manifestimin e sotëm e ka përshëndetur Ministri Imet Rrahmani, ai ka thënë se sot kur LDK po feston këtë përvjetor ne jemi akoma më të nderuar ngase bashk me 26 vite LDK po udhëheqim edhe me Gjilanin dhe drejtimin e qeverisë nacionale. Unë ju përgëzoj për unitetin dhe punën që po bëni në përmirësimin e jetës së qytetarëve, ngase sukseset tona në qeverisje na bëjnë të ndihemi më mirë karshi besimit tuaj, ka përfunduar Ministri Rrahmani.
Për të kujtuar momentet e para të themelimit të degës, ka folur Kryetari i parë z. Musa Qerimi, i cili duke përmendur me emra anëtarët e parë të kryesisë së degës, ka përmendur punën e tyre të bërë në vazhdimësi në themelimin por edhe në të gjitha aktivitetet tjera të kohës për të mbajtur jetën institucionale gjatë okupimit, luftës dhe periudhës së pasluftës.
Me fjalë rasti, përvjetorin e sotëm e kan përshëndetur edhe deputeti Fatmir Rexhepi, Kryetarja e degës së F.G. znj. Valentina Bunjaku, në emër të veteranëve të luftës së UÇK-së ka folur këshilltari komunal z.Isa Agushi si dhe nga Forumi Rinor Rina Ahmeti e Genc Mustafa. /2L ONLINE/