DYLON

Gjilan: Kujdes nga gjarpinjtë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Derisa disa pjesë të Gjilanit janë në hall me qentë endacak, dikujt po i duhet të shqetësohet edhe nga prania e gjarpërinjve. Shtëpitë e romëve në rrugën “Avdullah Presheva” në Gjilan, ato të pabanuara, që tani janë edhe gërmadha, disa të rrënuara plotësisht, e disa pjesërisht, përveç që po paraqesin rrezik për banorët e afërm, qoftë nga shembja e ndonjë muri të mbetur, qoftë nga deponitë e egra që krijohen në ato hapësira, tani së fundi po paraqesin rrezik edhe për shkak të shfaqjes së gjarpërinjve.

Siç shihet edhe në këto foto, qytetarët aty kanë hasur edhe në gjarpërinj, me gjatësi edhe në mbi 2 metra. Fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar ndonjë rast me pasoja, por banuesit e afërm thonë se këta gjarpërinj që po dalin nga rrënojat e shtëpive po i shqetësojnë ata, ngase kanë frikë, veçmas, mos po e pësojnë nga ta, ndonjë fëmijë i tyre. /2L ONLINE/

EkoHigjiena