DYLON

Gjilan: Kërkohet përkushtim i vazhdueshëm në trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Gjilan: Kërkohet përkushtim i vazhdueshëm në trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të angazhimeve për monitorimin e zbatimit të Strategjisë së sistemit prokurorial (2022-2024) dhe Planit të veprimit, Komisioni Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i udhëhequr nga prokurori Veton Shabani, së bashku me anëtarin e këtij komisioni, prokurorin Arben Ismajli, ka vizituar sot Prokurorinë Themelore të Gjilanit.

Me këtë rast është diskutuar lidhur me lëndët e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, trajtimin e tyre dhe sfidat e ndryshme që dalin në rrugën që ka përpara kjo prokurori.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, ky Komision, përkundër rezultateve të arritura në ketë prokurori, të cilat janë mjaft të kënaqshme, kërkoi një përkushtim të vazhdueshëm të saj në trajtimin e këtyre lëndëve edhe pse numri i prokurorëve nuk është i mjaftueshëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.