DYLON

Gjilan: Katër aktakuza kundër gjashtë personave për veprat të ndryshme penale

Gjilan: Katër aktakuza kundër gjashtë personave për veprat të ndryshme penale
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për veprat të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’

 Aktakuzat:

 Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’ Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare ’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhja e shërbimeve’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.   /2LONLINE/