DYLON

Gjilan: Kapet me marihunaë dhe banknotën 500 € e dyshuar si e falsifikuar

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Autoritetet policore bëjnë me dije për një rast në Gjilan, kur në rrugën “Bulevardi i Pavarësisë”, Policia e Kosovës, njësiti policore mbështetës, gjatë një pikë kontrolli, ka ndalur veturën Golf IV, me targa 06, ku përbveq vozitësit ishin në të edhe dy pasagjerë. Gjatë kontrollit te njëri nga pasagjerë është gjetur një sasi e dyshuar substancë narkotike dhe një monedhë prej 500€ qê dyshohet se është e falsifikuar.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, tha se njësiti anti-drogë nga drejtoria qendrore qê vepron nê Gjilan ka dalë në vendngjarje, kanë konfiskuar substancë narkotike dhe monedhën e dyshuar për falsifikim.

EkoHigjiena

“Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjell në stacion policor. Substancës së dyshuar i është bërë matja dhe testi fushor e cila ka rezultuar 0.4 gramë e llojit Marihuan. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, në konsultim me Prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti procedohet për hetime të mëtutjeshme. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.