DYLON

Gjilan: Kapet me marihuanë në oborrin e një shkolle fillore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve njësitet që veprojnë në rajonin e Gjilanit, gjatë punës në teren kanë vërejtur dhe kanë arrestuar të dyshuarin Shqiptar Shtetas i Kosovës (1994) në brendësin e oborrit të një shkolle fillore këtu në Gjilan, ku gjatë kontrollimit fizik tek i njëjti gjen një paketim me substancë narkotike të cilën e sekuestrojmë si dëshmi.

“Pas kthimit në Stacionin Policor është bërë matja e substancës narkotike e cila ka peshuar me peshë 3.5 gram, në bazë të testit fushor ka rezultuar në substancë narkotike e llojit Marihuanë. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës”, ka thënë zëdhënësi Hashani. Sipas tij, është njoftuar Prokurori i shtetit i PTHDKR-Gjilan, i cili ka urdhëruar që lënda pas kompletimit i dorëzohet të njëjtës prokurori për hetime të mëtutjeshme. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

fotoilustrim

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.