/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës hetuesit e njësitit anti-drogë që veprojnë në Gjilan nga Shtabi Qendror, gjatë hetimit të rastit kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin Shqiptar Shtetas i Kosovës në afërsi të “Hidromoravës” këtu në Gjilan. Te i njëjti gjatë kontrollit fizik i janë gjetur 2 paketime me substancë të dyshuar Marihuanë dhe 1 cigare e mbështjellë po ashtu dyshohet të jetë Marihuanë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë intervistës me të dyshuarin janë gjet dëshmi të qëndrueshme se në shtëpinë e tij posedon edhe një sasi tjetër të substancës narkotike, e që me pëlqimin e tij hetuesit e Policisë së Kosovës njësiti Anti-Drogë shkojnë dhe e marrin sasinë tjetër e cila ka qenë e ndarë në 49 paketime, ndërsa pesha totale e substancës narkotike të konfiskuar ka qenë 50.03 gram.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore – Departamenti i krimeve të Rënda – Gjilan i cili ka urdhëruar që rasti të dërgohet në gjykatë. /2L ONLINE/
fotoilustruese