DYLON

Gjilan: Kapen me marihuanë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës njësitet anti-drogë nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, në lagjen “Dheu i Bardh” kanë ndaluar një veturë me targa 03 ku gjatë kontrollimit është gjetur një qese plasmani me substancë narkotike të dyshuar e llojit marihuanë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se dy të dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor ku janë intervistuar në Prezencë të Avokatit Mbrojtës. Është bërë testi fushorë dhe matja, e substancës narkotike ku ka rezultuar pozitiv substancë e llojit marihuanë dhe ka peshuar 0.5 gr.

EkoHigjiena

Për rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij rasti i kompletuar dërgohet në procedurë të rregullt në gjykatë. /2L ONLINE/

/fotoilustrim/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.