/2L ONLINE/ Policia e Kosovës, hetuesit policorë të stacionit të Gjilanit përmes rrugëve operative kanë ardhur deri te informata të besueshme se në rrugën “Skënderbeu” n Gjilan, dy të dyshuarit shqiptarë, shtetas të Kosovës, janë në posedim të substancës narkotike.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se gjatë kontrollimit fizik tek njëri nga ta janë gjetur 22 paketime që besohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë me peshe 11.06 gram, ndërsa tek i dyshuari tjetër janë gjetur 2 paketime substancë e njejtë me peshe 0.9 gram.
“Substanca narkotike ka rezultuar të jetë pozitive në testin fushor. Pasi që janë intervistuar të dyshimtit në prani të avokatëve mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të shtetit, për të dy është caktuar vendimi mbi ndalimin për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi Hashani
Rasti procedohet në Prokurori. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/