DYLON

Gjilan: Ka filluar fushata “Zgjidhe lomshin”

Gjilan: Ka filluar fushata “Zgjidhe lomshin”
Avatar photo Redaksia

Fillon fushata “Zgjidhe lomshin” për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ka filluar fushata “Zgjidhe lomshin” në Gjilan, e cila është komuna e katërt e angazhuar për të mbështetur përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

EkoHigjiena

Kjo fushatë synon të promovojë përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe të rrisë ndërgjegjësimin për barrierat me të cilat ata përballen.

këtë aktivitet kanë folur kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, udhëheqësi për bashkëpunim në kuadër të Zyrës së BE-së në Kosovë Johannes Stenbaek Madsen, shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë Veronica Vashchenko e të tjerë.

Me këtë u tha se po nis vetëm një fushatë në Gjilan, po nis një ndryshim shumë të nevojshëm në mënyrën se si mendojmë.

Është bërë zbulimi i instalacionit simbolik “lomshi”, që përfaqëson sfidat me të cilat përballen fëmijët me aftësi të kufizuara, është ndërgjegjësimi dhe promovimi i përfshirjes përmes; krijimit të hapësirave publike të qasshme, ngritjen e kujdesit gjithëpërfshirës dhe cilësor, luftimin e stigmës dhe diskriminimit dhe nxitjen për politika më të forta që u japin përparësi fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“Rezultatet pozitive që po shohim tashmë janë vetëm fillimi. Ne jemi dëshmitar të asaj që ndryshimi i vërtetë nuk është thjesht i mundur: ai po ndodh, pikërisht këtu, tani”, u tha në këtë takim.

Ky aktivitet është financuar nga Bashkimi Evropian dhe e udhëhequr nga UNICEF në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.