Gjilan, ka ardhur koha me dëshmu veten!
Nga: Arlind Vokshi
Ka momente në histori kur heshtja bëhet peshë, e zëri i qytetarëve bëhet detyrim. 25 shtatori është një prej atyre ditëve.
Ky është një marsh paqësor i qytetarëve të Gjilanit. Një mesazh se vuajtja e mijëra familjeve shqiptare nuk harrohet dhe se historia jonë nuk shkruhet me heshtje. Populli ynë i mbijetoi luftës, masakrave, dhunës e torturave, sepse zgjodhi të mos dorëzohej kurrë. Sot, me të njëjtin dinjitet, ngrihemi për atë që besojmë se është drejtësi.
Ftoj të gjithë pa dallim:
*Drejtorinë e Arsimit, që në këtë orë
të së premtes t’ia kushtojë Marshit për Drejtësi.
* Të gjitha shkollat, OJQ-të dhe organizatat, të mobilizojnë qytetarët.
* Gastronomët e Gjilanit, t’i bashkohen kësaj thirrjeje qytetare.
* Intelektualët dhe Skifterat – rivalë në tribunë, por një zë për drejtësi, për UÇK-ën
* Bashkësinë Islame, që në xhumanë e së premtes të ftojë xhematin për pjesëmarrje.
* Të gjitha partitë politike, pa dallim, t’u bëjnë thirrje strukturave të tyre të jenë pjesë e këtij marshi si qytetarë.
Gjilani gjithmonë ka ditur ta tregojë veten në ditët më të mëdha. Le ta dëshmojmë edhe një herë se kur bëhet fjalë për UÇK-në dhe vlerat e luftës, ngrihemi të gjithë.
25 SHTATOR | ORA 17:00
TEATRI I QYTETIT – GJILAN
