DYLON

Gjilan: Ja ku nesër ndërpritet rryma

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në tri ditët e ardhshme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete në Kosovë, mes tyre edhe në Komunën e Gjilanit ku me 28 prill do të kemi ndërprerje në këto fshatra e lokalitete:

Më 28.04.2016 në NS 110/10kV Gjilan 5 do të shkyçet:

EkoHigjiena

• Dalja 10kV Bresalci 1 (63000010) prej orës 10:00 deri në orën 14:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bresalci, Koretishta, Poneshi, Parallova, Vërbica e Zhegovcit, Kishna Polja, Sllakovci, Zhegovci etj . Arsyeja: ndërrimi i shtyllës së thyer të tensionit të lartë.

Më 28.04.2016 në NS 35/10kV Gjilan III do të shkyçet:

• Dalja 10kV Dheu i Bardhë (60062013) prej orës 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja Dheu i Bardhë dhe rrugët: Reshat Ymeri, Elevia Çelebia, Avdulla Presheva, Isa Kastrati, Ahmet Gashi, Vëllezërit Frashëri, Fatmir Ibishi, Agim Rashiti dhe Mbretëresha Teutë. Arsyeja e shkyçjes: kyçja e trafostacionit të ri në punë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.