DYLON

Gjilan: Ja cila pjesë e rrugës, kur dhe pse do të bllokohet për qarkullim të automjeteve

Gjilan: Ja cila pjesë e rrugës, kur dhe pse do të bllokohet për qarkullim të automjeteve
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka bërë  të ditur se rruga “Bulevardi i Pavarësisë” (prej rrethit te Teatri i qytetit e deri te rrethi afër Stacionit të autobusëve) do të bllokohet për qarkullim të automjeteve sonte (e diel) prej orës 22:00 deri më 31 korrik, në ora 06:00.

Ja njoftimi i plotë:

EkoHigjiena

Njoftim

Për shkak të përgatitjeve për Panairin Mbarëkombëtar E JONA, i cili do të mbahet për herë të parë në Gjilan nga data 27-29 korrik, rruga “Bulevardi i Pavarësisë” (prej rrethit te Teatri i qytetit e deri te rrethi afër Stacionit të autobusëve) do të bllokohet për qarkullim të automjeteve sonte (e diel) prej orës 22:00 deri më 31 korrik, në ora 06:00.

Luten qytetarët që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative.

Ju faleminderit për mirëkuptim! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.