DYLON

Gjilan: Inspekcioni kërkon largimin e objekteve montuese, gjësendeve dhe mbeturinave te objektet e banimit social

Gjilan: Inspekcioni kërkon largimin e objekteve montuese, gjësendeve dhe mbeturinave te objektet e banimit social
Avatar photo Redaksia

Pas ankesave të qytetarëve për vendosje të objekteve montuese, gjësendeve tjera dhe mbeturinave, inspektorët e Shërbimeve Publike, në Komunën e Gjilanit, kanë vizituar vendin te objektet e banimit social.

Inspektorët nga Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan, kërkojnë nga pronarët e objekteve të ndryshme montuese dhe gjësendeve, të cilat i kanë vendosur afër objekteve të banimit social, që t’i heqin deri më 30 prill.

EkoHigjiena

Me njoftime, pronarët e tyre janë informuar që t’i largojnë ato nga hapësirat publike më së largu deri më 30 prill në orë 24: 00.

Nga Drejtorati i Inspeksionit, njoftojnë se nëse nuk i heqin vetë pronarët, ato në të kundërtën pas kalimit të këtij afati, largimin do ta bëjë komuna me shpenzime të cilat do t’i vihen në barrë pronarëve të cilët i kanë vendosur ato.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.