/2L ONLINE/ – Polica e Kosovës është njoftuar për një vjedhje që e ka cilësuar si “vjedhje e rëndë”, pasi ankuesja, kishte raportuar në polici se i është vjedhur një sasi e konsiderueshëm e arit. Rasti ka ndodhur në Gjilan në rrugën “Lidhja e Prizrenit”
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës përmes rrugëve operative ka arritur që me ta ndalë automjetin Renault Laguna me targa 01 duke pasur dëshmi të besueshme se vozitës dhe pasagjeri i tij, që të dy shqiptar shtetas të Kosovës janë të dyshuar si të involvuar në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
“Policia e Kosovës gjatë kontrollit te njëri nga ta ka gjetur dhe iu është konfiskuar një zingjirë i arit dhe dyshohet se lidhet me veprën e lartcekur”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, me vendim të prokurorit të shtetit vozitësi i veturës ndalet në mbajtje për 48 orë. Ndërsa për pasagjeri që ishte me të në bazë të një urëdhërese që kishte lëshuar Gjykata ndaj tij ishte një vendim që të arrestohet dhe të dërgohet në paraburgim për mbajtjen e dënimit prej tre muajve.
Rasti procedohet në Gjykatë. /2L ONLINE/