DYLON

Gjilan: I tregon policisë se e rrahu i dashuri

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për një rast të regjistruar në Gjilan, ku Policia e Kosovës përmes telefonit ka pranuar një informatë se në një veturë të parkuar është duke u përdorur dhunë fizike.

Hashani tha se patrulla në vendin e ngjarjes ka takuar dy persona një mashkull dhe një femër, që të dy shqiptar shtetas të Kosovës, ku shihet se kanë lëndime trupore, të njëjtëve ju është ofruar ndihma mjekësore në qendrën emergjente në Gjilan.

EkoHigjiena

“Janë bërë hetimet dhe është marrë deklarata e ankueses në stacion policor në Gjilan, ku ajo ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje që ka pasur me të dashurin e saj, i njëjti e ka sulmuar fizikisht, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Prokurori kujdestar i ka intervistuar palët dhe me vendimin e tij i dyshuari arrestohet, dhe ndale për 48 orë. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore. /2L ONLINE/

Fotoilustrim

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.