DYLON

Gjilan: I rreh vajzat, i bënë për Spital

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka bërë me dije se për një rast të dhunës familjare që është regjistruar në Gjilan. Sipas tij, i dyshuari, i lindur me 1967 dhe viktimat-dy vajzat e tije gjersa ishin në shtëpinë e tyre, pas një mosmarrëveshje familjare qe kishin ndërmjet veti, i dyshuari e godet me grushte dhe shkelma njërën vajzë me ç’rast i shkakton lëndime te dukshme trupore në fytyre dhe gjoks.

Gjithnjë sipas nënkolonel Azizit, më pas, i dyshuari me shkelma godet edhe vajzën tjetër të tij, 13 vjeçare, të cilës i shkakton lëndimi në trup. “Dy viktimat janë dërguar ne emergjencën e spitalit rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor. Pas trajtimit mjekësor te njëjtat janë pajisur me raporte mjekësore dhe janë liruar për shërim të mëtejmë në shtëpi dhe për momentin gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, ka thënë nënkolonel Shaban Azizi.

EkoHigjiena

Sipas tij, lidhur me këtë rast në ambientet e policisë është paraqitur prokurorja kujdestare e cila lëshoi vendimin mbi ndalimin për 48 orë për të dyshuarin. /2L ONLINE/

fotoilustruese

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.