/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të cilësuar si “dhunë familjare”, që ka ndodh në Gjilan, ku i dyshuari, i cili, më pas, është arrestuar nga policia, kishte rrahur prindërit e tij, duke u kërkuar të holla.
Në raportin e policisë thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy prindërve e tij, duke iu kërkuar një shumë parash prej 2000€.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/
/fotoilustruese/