Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, ka bërë me dije për një rast: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas autoriteteve policore, në Gjilan është arrestuar i dyshuari, i cili në shenjë pakënaqësie për një gjobë të shqiptuar ndaj tij, kishte nisur veturën vrullshëm duke i rrezikuar dy zyrtarët policor si dhe kishte goditur edhe veturën zyrtare të policisë.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
· Gjilan, 07.11.2021 – 02:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti gjersa kishte qenë duke drejtuar veturën në shenjë pakënaqësie për një gjobë të shqiptuar ndaj tij, kishte nisur veturën në mënyrë të vrullshme duke i rrezikuar dy zyrtarët policor si dhe kishte goditur veturën zyrtare të policisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/