DYLON

Gjilan: Grushta babait të vajzës me të cilën ishte i fejuar

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se Polica e Kosovës është njoftuar për një rast “Rrahje” te një pompë e derivateve në Gjilan.

“Nga hetimet e para mësohet se i dyshuari, shtetas i Kosovës, pasi takohet me ankuesin, shtetas të Republikës së Shqipërisë, si dhe vajzen e tij me të cilën ishte i fejuar, fillojnë një fjalosje të ashpër dhe pastaj i dyshuari e sulmon babain e të fejuarës duke e goditur me grusht në kokë ku edhe i shkakton një plagë në pjesën mbi vetullën e syrit të majtë”, thotë zëdhënësi Hashani.

EkoHigjiena

Sipas tij, viktima ka kërkuar ndihmën e mjekut. “Ankuesi vjen në stacionin policor këtu në Gjilan ku denoncon rastin, ndeësa patrullat e policisë arrijnë që te dyshuarin ta arrestojnë”, thotë Hashani.

Me vendim të prokurorit të Shtetit rasti inicohet si “lendim i lehtë trupor” dhe procedohet në Gjykatë në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/

fotoilustirm

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.