DYLON

Gjilan: Grabitje në tentativë!

Avatar photo Redaksia

Zyrtarë policor kanë bërë me dije se në Gjilan, viktima, shqiptar shtetas i Kosovës, derisa ishte duke u kthyer me biçikletë për në shtëpi, në afërsi të shtëpisë së tij,  është sulmuar fizikisht na persona të panjohur, që kanë tentuar t’ia marrin çantën e dorës me të hollat.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se viktima kishte rezistuar. Të dyshuarit kishin shtënë nga arma e zjarrit, fatmirësisht viktima nuk është qëlluar. Të dyshimtit më pas kanë ikur me një veturë, Audi e zezë, me targë vendore. Të dyshuarit nuk kanë arrit të marrin të hollat nga çanta e viktimës.

“Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale së bashku me krim-teknikën kanë bërë procedimin e vendit të ngjarjes, janë kontaktuar dëshmitarë okularë të cilët kishin parë fqinjin e tyre duke u kacafytur me tre persona të panjohur dhe kishin dëgjuar dy krisma të armës së zjarrit”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

EkoHigjiena

Sipas tij ,në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja, dhe një fishek i pa shkrepur, si dhe një predhë e armës -pistoletë.

Përndryshe, viktima pas tretmanit mjekësor në emergjencë, nga lëndimet e pësuara, besohet gjatë përleshjes me të dyshimtit, është liruar në shtëpi.

Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.