DYLON

Gjilan: Gjoba për tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Gjilan: Gjoba për tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalim të shpejtësisë së lejuar
Avatar photo Redaksia

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë, në E-mail adresën zyrtarë të Policisë së Kosovës ka pranuar video incizime në të cilat shihet vozitësi duke drejtuar automjetin e tijë, ku ka  tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion duke rënë ndeshë me rregullat e trafikut, gjersa vozitësi tjeter, gjatë matjes me anë të radarit laserik nga ana e njesitit të komunikacionit Rajonal ka tejkaluar shpejtësin ku shpejtësia ishte e limituar në bazë te shenjes ishte 50 km/h gjersa ai ishte duke levizur me shpejtesi 117km/h. 

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj të dy kundërvajtësit ndaj të cilëve ka shqiptuar gjoba për secilin veç e veç, njërit ne vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dhe te shqiptuar dy (2) pikë negative, ndersa ndaj kundërvajtësit tjeter treqinde(300) euro si dhe i eshte  shqiptuar masa mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj.                                                                                                                 

EkoHigjiena

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.