/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin A. J (1989) me dyshimin se është përfshirë në vjedhjen e instalimit të rrymës nê vlerë të konsiderueshme.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se i dyshuari i A.J(1989) ka shkuar te shtëpia e viktimës e cila është ne ndërtim e sipër dhe ka hyrë në ketë shtëpi ku besohet tê ketë vjedhur instalimin e rrymës për têrë shtëpinë.
“I dyshuari instalimin e rrymës e ka shitur te një Deponi qê grumbullon “skrap”në Gjilan në rrugën Qarkore. I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, ai është intervistuar në prezencën e mbrojtësit të tij, gjatë intervistimit janë gjetë prova të qëndrueshme ku besohet se ai e ka kryer veprën penale ” Vjedhje e Rëndë” me këtë rast është zbuluar një zinxhirë vjedhjesh edhe për katër raste të ndryshme si “Vjedhje të rënda” dhe vjedhje”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rastet veç e veç procedohen nê prokurori. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/