DYLON

Gjilan e Viti: Raportohet për armëmbajtje pa leje

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë raportuar për dy raste të ndara ku policia gjatë kontrollit ka hasur në qytetarë që posedojnë armë pa leje. Njëri rast ka ndodhur në gjilan dhe tjetri në Viti.

Sipas raportit policor, në Gjilan, njësiti policor gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz të tipit Ekol me pesë fishek të kalibrit 9 mm. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

EkoHigjiena

Ndërsa, po të njëjtën ditë në Viti, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën po lëvizte, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre fishekë të kalibrit 7.65mm dhe një shufër metalike. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/

Fotoilustrim

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.