/2L ONLINE/ Më datën 31.10.2015 rreth orës 14:40 Policia e Kosovës është njoftuar se një person ishte qëlluar me armë zjarri në Qendër tê Gjilanit, patrullat policore i janë përgjigjur rastit, fillimisht viktima është dërguar në Qendrën Spitalore Emergjente në Gjilan, ndërsa i dyshuari në vendi e ngjarjes është vënë nën kontroll dhe është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur 2L ONLINE, se është bërë sigurimi në vendngjarje si dëshmi materiale janë marr dhe sekuestruar, disa mostra gjaku, një armë e llojit pistoletë Crvena Zastava 7.65mm mod.70, prodhim jugosllav, me të cilën besohet se është kryer vepra penale.
Zëdhënësi Hashani ka bërë të ditur se në vendngjarje ka prezantuar edhe Prokurori i Shtetit si dhe njësia e krimteknikës të NJHR-së.
“Viktima pas tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan është dërguar për në QKU-Prishtinë. Motivet e incidentit besohet tê jen disa mosmarrëveshje nê mes të personave të involvuar ne incident, ata janë familjarë në mes vete” ka thënë Hashani.
Me vendim tê Prokurorit tê shteti rasti klasifikohet “Vrasje në Tentativë”, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/