Gjilan: E mitura denoncon në polici se është dhunuar në pyllfotoilustrim

Gjilan: E mitura denoncon në polici se është dhunuar në pyll

Policia e Kosovës, nga Stacioni Policor në Gjilan ka bërë me dije se një e mitur, ka treguar në polici se më datën 02.08.2017, në orë të vona të natës, diku në afërsi të një vendi të pyllëzuar, ishte dhunuar nga i dyshuari, shqiptar, shtetas i Kosovës, menaxheri i një shoqërie artistike-ansambël i valleve, në Gjilan.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit të qendrës për punë sociale.

“I dyshuari është arrestuar, nga Policia e Kosovës , ai është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Prokurori i Shtetit ka qenë i njoftuar direkt me rrethanat e ngjarjes dhe rrjedhën e intervistës (së viktimës dhe personit të dyshuar), prokurori i shtetit mbi bazën e rrethanave të ngjarjes, më pas ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin ndaj të dyshuarit në afat prej 48 orësh”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Rasti kalon në Prokurorinë Themelore.

[pro_ad_display_adzone id=35749]

KOMENTE