Gjilan: Dy vetura dhe disa pajisje shtëpiake janë djegur pasi një garazh u përfshi nga zjarri
Autoritetet policore, në raportin e tyre për 24 orët e fundit, kanë bërë me dije për një rast të “zjarrit” në Gjilan.
Rasti është raportuar më 24 nëntor 2026, rreth orës 01:15, nga një qytetar, i cili ka njoftuar se në rrethana ende të panjohura garazhi i tij ishte përfshirë nga zjarri.
Sipas Policisë, pronari ka njoftuar policinë se garazhi i tij është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse dhe janë duke trajtuar rastin. /2LONLINE/
