DYLON

Gjilan: Dogana dhe Policia parandalojnë një rast të kontrabandës me mallra

Gjilan: Dogana dhe Policia parandalojnë një rast të kontrabandës me mallra
Redaksia

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në kuadër të aktiviteteve operative për luftimin e kontrabandës.

Njësia e Task Forcës – Jug, gjatë veprimtarisë së saj operative, ka identifikuar një automjet të dyshuar për bartjen e mallrave të kontrabanduara, i cili ishte vërejtur duke hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Pas ndalimit dhe kontrollit të automjetit, janë gjetur mallra për të cilat nuk janë paraqitur dokumentet përkatëse që dëshmojnë prejardhjen dhe importin e tyre të ligjshëm.

Automjeti, së bashku me mallrat e gjetura, është sekuestruar nga Dogana e Kosovës, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me procedurat ligjore dhe administrative në fuqi.

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera përgjegjëse, mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit dhe zbatimin e ligjit, thuhet në fund të njoftimit të Doganës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.