/2L ONLINE/ – Duke iu referuar rasteve të raportuara për 24-orëshin e fundit në statistikat policore të Rajonit të Gjilanit është shënuar një rast i dhunës, ku sipas autoriteteve policore, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48-orë. /2L ONLINE/
/fotoilustruese/