/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se në rrugën “Maria Shllaku” në Gjilan, parkingu i veturave te qendra e regjistrimit është djegur një veturë zyrtare me targa 3Z e Llojit Mitsubishi ngjyrë e bardhë.
“Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet Policor,nga stacioni policor i Gjilanit,si dhe njësitet e Zjarrefiksëve. Në vendngjarje gjithashtu kanë dalë hetuesit dhe forenzika rajonale e Policisë së Kosovës. Nga hetimet e para besohet që zjarri të jetë shkaktuar qëllimisht nga persona deri tani të panjohur”, ka thënë zëdhënësi hashani.
Sipas tij, askush nuk është lënduar në incident gjersa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cila ka urdhëruar që rasti të procedohet në Njësin ëe hetimeve Rajonale. /2L ONLINE/