/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se Policia e Kosovës është njoftuar për një rast “Lëndim trupor”, në lagjen “Arbëria” në Gjilan, dhe se nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se derisa viktima, shtetas i Kosovës kishte filluar të lëvronte në arë, atëherë tre të dyshuarit, që të tre poashtu shqiptar Shtetas të Kosovës, e kishin sulmuar fizikisht, me këtë rast edhe i kishin shkaktuar lëndime trupore ku kishin përdorur edhe një shufër metalike.
“Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan, ndërsa të tre të dyshuarit nga patrullat policore janë arrestuar. Besohet se motivi i incidentit të jenë mosmarrëveshjet rreth pronës. Lidhur me rastin në Stacion Policor ka prezantuar edhe Prokurori i Shtetit ku i njëjti ka urdhëruar që të iniciohet rast “Lëndim trupor’’ dhe “Kanosje” dhe tre të dyshuarit me vendim të Prokurorit ndalohen për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rasti dërgohet në Gjykatë. /2L ONLINE/