DYLON

Gjilan: Bëhuni pjesë e Policisë së Kosovës

Gjilan: Bëhuni pjesë e Policisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan me të gjitha Stacionet Policore të kësaj drejtorie në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna ka vazhduar me aktivitete të shtuara duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të komuniteteve pakicë për aplikim në konkursin e shpallur nga Policia e Kosovës.

Shfrytëzo këtë mundësi, apliko e bëhu pjesë e Policisë së Kosovës, jep kontributin për vendin tënd dhe shërbej komunitetit me të cilin jeton, thuhet në njoftinin e Policisë së Gjilanit.

EkoHigjiena

Kjo është një mundësi e mirë për të rinj e të rejat që të i bashkohen Policisë së Kosovës për të parandaluar dhe luftuar krimin.

Policia e Kosovës i shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës, thuhet në njoftinin e Policisë së Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.