/2L ONLINE/ – Opozita e bashkuar në Gjilan (Vetëvendosje, AAK e NISMA), po bënë përgatitjet e fundit për protestën e nesërme të paralajmëruar në Prishtinë dhe se në këtë drejtim përveç shkuarjes individuale ka paraparë edhe formë të organizuar të shkuarjes së qytetarëve gjilanas për pjesëmarrje në këtë protestë, madje janë aranzhuar edhe 10 autobus ndërsa po që se do të jetë nevoja do të sigurohen edhe më shumë automjete.
Ismajl Kurteshi, deputet i Vetëvendosjes, në emër të opozitës së bashkuar i ka ftuar gjilanasit që sa më masovikisht të marrin pjesë në protestën e nesërme në Prishtinë që do të fillon në ora 14:00, duke bërë të ditur se do të ketë edhe formë të organizuar të shkuarjes nga Gjilani në Prishtinë, pasi janë siguruar dhjetë autobusë dhe se nisja do të bëhet nga kompleksi i shkollave të mesme prej orës 11:00.
Kurteshi ka thënë se protesta do të jetë paqësore dhe se pret të jetë masovike për faktin që nuk është vetëm protestë e opozitës së bashkuar por do të jetë protestë e gjithë qytetarëve kundër dy marrëveshjeve. Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se do të jetë protestë për ndryshimin e madh që do të jetë në Kosovë, ngase siç thotë Kurteshi, tani pas konstatimit edhe nga Gjykata Kushtetuese se kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës me marrëveshjen për “Zajednicën”, kjo qeveri duhet bjerë.
Kurteshi ka thënë se protestat nuk do të ndalen derisa sa kjo qeveri të bjerë dhe të shkohet në zgjedhje të reja, sepse qeverisja e tanishme ëshët shkelëse e kushtetutës dhe se vendin nuk mund ta drejtojë dikush që ka shkelë Kushtetutën.
Ai ka thënë se kjo qeveri e ka humb edhe legjitimitetin edhe legalitetin për të qenë në pushtet dhe për të vazhduar bisedimet e arritë marrëveshje sepse është shkelëse e Kushtetutës e konstatuar edhe nga Gjykata Kushtetuese.
Kurteshi ka kërkuar nga gjilanasit që nesër të jenë sa më në numër në Prishtinë dhe të protestohet kundër marrëveshjeve të dëmshme për shtetin e Kosovës. /2L ONLINE/