Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 29.09.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka dërguar në vuajtje të dënimit personin e kërkuar Shqiptar Kosovar E.K. (1980) i cili ishte ndalur në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ me dënim burgimi prej një (1) vit e dyzet e pesë (45) ditësh.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/