DYLON

Gjilan: Arrestohet personit i dyshuar për mashtrim

Gjilan: Arrestohet personit i dyshuar për mashtrim
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan dhe Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Mitrovicë falë një punë mirë të organizuar operacionale kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar A.B. (1986) i cili ishte nën kërkim policor nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan për shkak të një rasti të mashtrimit i ndodhur në Gjilan.

I dyshuari besohet se kishte konsumuar të gjithë elementet e veprës penale të mashtrimit duke vënë në lajthitje ankuesin me rastin e shtijës së një veture, ku viktima në llogarinë e të dyshuarit kishte deponuar një shumë të konsiderueshme të parave, ndërsa i dyshuari nuk kishte realizuar marrëveshjen e sjellës së veturës.

EkoHigjiena

I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mashtrim’’ dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.