DYLON

Gjilan: Arrestohet për armëmbajtje pa leje dhe posedim të marihuanës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se Policia e Kosovës përmes rrugëve operative ka pranuar një informatë se në një kafiteri në Gjilan një person posedon armë.

Sipas tij, patrullat policore nga stacioni i Gjilanit janë organizuar dhe kanë shkuar në këtë lokacion, kanë kontrolluar personat e pranishëm, me ç’rast te i dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës, është gjetur dhe konfiskuar një pistolete, prodhim jugosllav, një karikator, 4 copë fishekë 7.65, dhe 1.4 gr substancë e dyshuar Marihuanë.

EkoHigjiena

Në vendngjarje kanë dalë edhe njësiti i antidrogës. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime. /2L ONLINE/

 fotoilustrim

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.