DYLON

Gjilan: Arrestohet për armëmbajtje pa leje

Gjilan: Arrestohet për armëmbajtje pa leje
Avatar photo Redaksia

Me datën 02.03.2026, rreth orës 19:20, Njësiti për Reagim të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, deri sa ka qenë në pikë kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, ka ndalur për kontroll një automjet me targa vendore.

Gjatë kontrollit në automjet ka hasur në një armë të cilën vozitësi e mbante pa leje.

EkoHigjiena

Arma pistoletë e llojit Zoraki M 906-T me një karikator dhe pesë (5) fishek të kalibrit 7,65 mm janë sekuestruar si dëshmi për gjykatën, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritet kallëzim penal për veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.