/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar përmes telefonit një informatë nga një shitore këtu në Gjilan se një person posedon një kartëmonedhe në vlerë prej 100 €, qê besohet të jetë e falsifikuar. Pas ndaljes nga policia atij në xhep iu është gjetur edhe një kartëmonedhë tjetër po ashtu 100 € që edhe ajo dyshohet të jetë false.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se njësitet patrulluese policore me urgjencê kane dalë ne vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se i dyshuari, shqiptar shtetas i Serbisë, me banim nē komunën Bujanoc, ka tentuar që t’i vë në qarkullim një kartëmonedhe në vlerë prej 100 € në një market ushqimor në Gjilan.
“Gjate kontrollimit të kartëmonedhës nga ana e pronarit të marketit ,i njëjti kishte dyshuar në kualitetin e kartëmonedhës dhe i kishte njoftuar Policinë, te cilët menjëherë kishin dalë në vendin e ngjarjes, me këtë rast kanë konfiskuar kartëmonedhën e dyshuar dhe e kanë shoqëruar të dyshuarin për në stacion policor në Gjilan”, ka thënë zëdhënësi Hashani .
Ai shtoi se me rastin kanë filluar të merren njësitet kundër krimit ekonomik, që veprojnë nē Gjilan , ku para se ta intervistojnë të dyshuarin e kanë kontrolluar dhe gjatë kontrollimit tek i njëjti në xhepin e tij është gjetur edhe një kartëmonedhe tjetër, po ashtu prej 100 € e cila është konfiskuar me dyshimin si e falsifikuar .
“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe në bazë të fakteve tê qëndrueshme, dyshohet të jetë i involvuar në ketë vepër penale . Ai është arrestuar me aktvendim të prokurorit dhe është ndaluar në qendrën e ndalimit në Gjilan për 48 orë. Policia e Kosovës i ka të evidentuara edhe se paku tri raste të tentimit që të vihen në qarkullim kartëmonedha të dyshohet të jen të falsifikuara këtu në Gjilan nëpër pika të ndryshme tregtare”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, meqenëse janë raste tê izoluara dhe që një kohë nuk ka pasur ankesa të kësaj natyre, megjithatë qytetarët luten që çdoherë para çfarëdo këmbimi tê jenë të kujdesshëm dhe ti kontrollojnë kartëmonedhat, në mënyrë që mos të dëmtohen ekonomikisht, dhe në çdo rrethanë të thërrasin Policinë e Kosovës, nê mënyrë që t’i parandalojmë këto veprime të paligjshme dhe të dëmshme për qytetarë.
Përndryshe, rasti në fjalë është nën hetime aktive të policisë, njësitit kundër krimeve ekonomike, qê veprojnë nê Gjilan. /2L ONLINE/
/fotoilustruese/